VIDEO/ Besëlidhja bën detyrën, fitore e pastër në shtëpi ndaj Shkumbinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 13:20

VIDEO/ Besëlidhja bën detyrën, fitore e pastër në shtëpi ndaj Shkumbinit

Besëlidhja doli triumfuese nga ndeshja e fundit e javës së gjashtë në grupin A të Kategorisë së Parë.

beselidhja

Në shtëpi përballë Shkumbinit, lezhjanët fituan pastër me rezultatin 2-0, por ndërkohë edhe loja ishte totalisht e dominuar nga ta.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por ekipi i Plorit kishte disa raste, që nuk po konkretizonte dot. Gjithsesi, sapo nisi e dyta, ishte Kamara që zhbllokoi shifrat me një të djathtë precize brenda zone.

Vetëm 5 minuta më vonë, ishte Hoxha që dyfishoi, duke siguruar fitoren për ekipin e tij. Një rast mjaft të mirë pati edhe Xhorxheviç, por ai gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 79-të.

Gjithsesi, në fund Besëlidhja merr 3 pikët, dhe tani shkon në 12 pikë, ndërsa mbetet me 8 pikë Shkumbini.

 

 

FT | Besëlidhja-Shkumbini 2-0

GOLAT: Kamara 51′, Hoxha 56′ / 

Goli i Kamara

Penalltia e humbur nga Xhorxheviç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"