VIDEO/ Besa mposht Elbasanin, Nertil Hoxhaj shënon eurogol për verdheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 14:12

VIDEO/ Besa mposht Elbasanin, Nertil Hoxhaj shënon eurogol për verdheblutë

Besa mposht 2-1 Elbasanin në “Shefqet Lamçja”. Pas një autogoli të Suvarisë në të parën dhe rrjetës së Çekiçit në të dytën, miqtë siguruan fitoren në këtë 90-minutësh. Për elbasanasit ngushtoi shifrat Hoxhaj, por as goli i tij spektakolar nuk mjaftoi për të evituar humbjen. Përballja miqësore midis dy ekipeve rivale në kampionat u luajt në një ritëm të kënaqshëm.

bes

NDESHJA – Loja nis e qetë, me skuadrat në fushë që mundohen më shumë të qarkullojnë topin. Me kalimin e minutave, janë miqtë nga Kavaja ata që sulmojnë më shumë dhe nisin të shfaqen rrezikshëm në sulm, duke krijuar raste të mira. Më flagranti është ai i Çekiçit, por i vetëm me portierin Dosti, nuk e kalon dot topin mbi të. Ndërkohë, Elbasani nuk është fare në fushë dhe lë shumë hapësira, ndërkohë që për të shtyrë përpara dhe për t’u shfaqur rrezikshëm duket një mision i pamundur. Rastet e Besës do të konkretizoheshin në minutën e 41-të, ku pas një krosimi nga këndi topi prek Suvarinë, duke shkaktuar autogol.

hsh

Mbyllet kështu pjesa e parë me avantazhin minimal të miqve verdhezinj. Fraksioni i dytë ndërron tablo, me Elbasanin që sulmon dhe Besën që mbrohet. Është Balla që jep fillimisht iluzionin e golit për vendësit, por topi ndalet nga shtylla. Barazimi do të vinte në të 55-tën, me një gol spektakolar nga rreth 35 metra i Nertil Hoxhajt, i cili kalibron të majtën në mënyrë potente dhe sfera ndalet në trekëndësh.

Ndeshja bëhet interesante dhe ritmi rritet, me të dyja skuadrat që luajnë të hapura dhe shohin më shumë në drejtim të sulmit. Mirëpo, pa kaluar mirë as tri minuta lojë, është Çekiçi ai që shfrytëzon si duhet një mundësi në zonë dhe e kalon topin mbi portierin, duke i dërguar shifrat në 1 me 2. Elbasani rivihet në kërkim të golit të barazimit, por përpjekjet e tyre do të jenë të dështuara dhe rezultati do të mbetet i pandryshuar deri në fund.

VLADIMIR MEMA

nertil hoxhaj gol on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"