VIDEO/ Berluskoni ‘tërbon’ Italinë: Monza ime e mund këtë Milan, tani duhet të shkoj në… ferr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 12:18

VIDEO/ Berluskoni ‘tërbon’ Italinë: Monza ime e mund këtë Milan, tani duhet të shkoj në… ferr

Monza e Silvio Berluskonit vazhdon me fitoret e saj, dhe ngjitja për në Serinë B italiane duket vetëm çështje kohe.

berluskoni

Ish-kryeministri italian, dhe ish-presidenti i Milanit, pas fitores së djeshme 0-3 në fushën e Olbias, u ndal për një moment me tifozët që gjendeshin në stadium. Teksa bisedonte me tifozët, “kavalieri” lëshoi edhe një batutë me kunj për kuqezinjtë: “Kjo Monzë që shohim tani, do fitonte ndaj këtij Milani të sotëm. Jam i sigurt për këtë”.

Më tej, pas një shakaje të njërit prej tifozëve, Berluskoni u drejtohet: “Tani më falni, duhet t’ju përshëndes sepse më duhet të shkoj në ferr”.

f

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"