VIDEO/ Berisha vazhdon të mos duket, Fiorentina mposht Torinon dhe “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 20:19

VIDEO/ Berisha vazhdon të mos duket, Fiorentina mposht Torinon dhe “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Fiorentina arriti të siguronte një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Torinon, në “Artemio Franchi”.

fiorentina

Pjesa e parë, në fakt, u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të nga serbi Luka Joviç.

Torino e kërkoi me ngulm golin e barazimit, por në të 90-tën mori goditjen e radhës nga Ikone, me një goditje të shpejtë në hyrje të zonës.

Minutat shtesë ishim edhe më emocionuese teksa pas goditjes së traversës nga Kabral, erdhi ngushtimi i diferencën në 2-1 nga Karamoh.

Skuadra “granata” u hodh e tëra në sulm në minutat e mbetura për ta çuar sfidën në shtesë, por nuk ia doli, kështu që festa ishte për skuadrën vjollcë. Vlen të theksohet fakti se në gjysmëfinale Fiorentina do të përballet me fituesen e çiftit Roma-Kremoneze që do të luhet në mbrëmje.

Ndërkohë për sa i përket portierit të Kombëtares, Etrit Berisha, ai nuk ishte i pranishëm as në stolin e rezervave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"