VIDEO / Berisha shënon, por nuk mjafton përballë ekipit që vendosi rekordin më të çuditshëm në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 23:28

VIDEO / Berisha shënon, por nuk mjafton përballë ekipit që vendosi rekordin më të çuditshëm në Europë

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka qenë protagonisti i natës së sotme në Ligën e Europës, duke gjetur rrjetën për skuadrën e Salcburgut në sfidën ndaj Vitoria Gimaraesh.

valon berisha

Futbollisti kosovar gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, duke realizuar atë që ishte goli i barazimit përfundimtar 1-1.

Ndërkaq, kundërshtari që kishte përballë, vendosi sot një rekord të veçantë për aktivitetet ndërkombëtare europiane që vështirë se do të thyhet në vitet në vijim. Skuadra portugeze nuk kishte asnjë lojtar europian në formacionin e saj titullar për këtë ndeshje.

vitoria gimaraesh

Vitoria e filloi sfidën me katër braziliane, 2 kolumbianë dhe nga një përfaqësues nga Bregu i Fildishtë, Gana, Venezuela, Uruguai dhe Peru në formacionin titullar. Në pjesën e dytë, trajneri aktivizoi një nga katër portugezët që mbante në pankinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"