VIDEO/ Berisha poston pritjen spektakolare ndaj Ronaldos, Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 0:02

VIDEO/ Berisha poston pritjen spektakolare ndaj Ronaldos, Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Të gjithë tashmë janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të Koronavirusit dhe mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën.BERISHAA

Ky izolim ka bërë që portieri i Kombëtares, Etrit Berisha të rikthehet të shikojë disa nga momentet e tij më të mira këtë sezon. Një moment është edhe ai në ndeshjen mes SPAL-it dhe Juventusit, ku Berisha ka bërë një pritje fantastike ndaj yllit bardhezi Kristiano Ronaldo.

Pikërisht këtë pritje gardiani kuqezi e ka postuar në “Instagram”, teksa e shoqëron me shkrimin: “Mungon tashmë”, duke iu referuar pezullimit të fundit.

kl

Një koment të veçantë portieri ka marrë edhe nga futbollisti tjetër i Kombëtares, Eros Grezda. Ky i fundit në komentin e tij Berishës, ka shkruar: “Nostalgji bablok? Mos qaj, bëhu i fortë.”XCMK


View this post on Instagram

Missing already ⚽️ . ?

A post shared by EtritBerishaofficial (@etritberishaofficial) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"