VIDEO/ Berisha përgjegjës te supergoli i kazakëve, por shokët mund ta kishin ndihmuar. Ja si shmangej perla nga mesi i fushës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:45

VIDEO/ Berisha përgjegjës te supergoli i kazakëve, por shokët mund ta kishin ndihmuar. Ja si shmangej perla nga mesi i fushës…

Etrit Berisha ka pësuar një gol të çmendur kundër Kazakistanit, teksa futbollisti Abiken i shënoi nga mesi i fushës, menjëherë pasi kuqezinjtë kishin shënuar me Ismajlin golin e dytë të ndeshjes.

Berisha

Natyrisht, përgjegjësia kryesore është e portierit në këtë rast i cili nuk ishte vendosur mirë dhe neglizhoi aftësitë e kundërshtarëve për t’i bërë një surprizë të tillë të hidhur.

Por, nëse shokët e skuadrës së Berishës do të kishin qenë të vëmendshëm, të paktën njëri prej tyre, atëherë ai gol mund të ishte shmangur.

Si mund të shmangej? Fare thjesht… Njëri nga lojtarët e Kombëtares duhet të qëndronte në gjysmëfushën e kundërshtarit para se të riniste loja. Rregullorja thotë se pas një goli të shënuar, të dyja skuadrat duhet të rivendosen në fushë dhe asnjëri nuk e kalon gjysmëfushën pa vërshëllyer arbitri.


Në rast se kjo nuk ndodh, arbitri nuk vërshëllen, derisa lojtarët të jenë në vendet e tyre. Pra, mjaftonte që njëri prej lojtarëve kuqezinj të qëndronte në gjysmëfushën e kazakëve dhe të priste ose t’i bënte me shenjë Berishës që të vendosej mirë dhe ai gol mund të ishte shmangur.

Megjithatë, çdo mësim mund të bëhet pësim. Tani me siguri kuqezinjtë e mësuan se pa u vendosur mirë portieri i tyre në portë, nuk do të kalojnë të gjithë në gjysmëfushën e tyre pas një goli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"