VIDEO/ Berisha bën superpritje dhe i mohon golin Kumbullës, por e katranos te penalltia ndaj Abraham

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 22:08

VIDEO/ Berisha bën superpritje dhe i mohon golin Kumbullës, por e katranos te penalltia ndaj Abraham

Marash Kumbulla dhe Etrit Berisha u aktivizuan titullarë në duelin mes Torinos dhe Romës, të vlefshme për javën e fundit të Serisë A. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-2 në favor të skuadrës kryeqytetase.

kumbulla berisha

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare ishin protagonist në këtë duel, teksa në minutën e 18-të, Berisha me një superpritje i mohoi golin Kumbullë.

 

Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi i Romës, kërceu mbi të gjithë, duke goditur bukur me kokë, por patrioti i tij i tha “jo” golit, duke treguar reflekset e tij.

Roma gjeti golin e avantazhit me Abraham në minutën e 33-të, teksa Berisha katranosi gjithçka në minutën e 41-të, duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj Abraham, teksa për gjyqtarin nuk kishte dyshime, 11 metërsh për Romën, që u shndërrua në gol po nga Abraham.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"