VIDEO / Benzema-Mbape, Franca përmbys Spanjën dhe rrëmben Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 22:43


VIDEO / Benzema-Mbape, Franca përmbys Spanjën dhe rrëmben Ligën e Kombeve

Franca është shpallur fituese e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve duke mposhtur me përmbysje në finalen e madhe Spanjën e Luis Enrikes.

trofeu

Të dy skuadrat e nisën ndeshjen me ritëm të ulët, duke krijuar pak raste dhe pjesa e parë ishte e vakët nga emocionet duke u mbyllur 0-0. Fraksioni i dytë ishte ai ku gjërat ndryshuan edhe pse ishte Spanja ajo që lëvizte topin me shumë.

Sinjali i parë i emocioneve erdhi nga një traversë e Benzema, por goli do të vinte nga spanjollët. Në minutën e 63 Ojarzabal shkëputet mes linjave dhe mposht Loris me një gjuajtje të shkëlqyer. Por menjëherë vjen goli nga ana tjetër me një kryevepër të Benzema i cili lëshon një goditje të pakapshme si Unai Simon.

Ndeshja dukej se po shkonte drejt një barazimi, por zgjidhja vjen nga Mbape. Teo Hernandez nis një pasim perfekt për numrin 10 i cili i shmanget pozicionit jashtë loje për të dërguar sferën në rrjetë pasi kishte kaluar edhe portierin. VAR konfirmoi golin mes protestave spanjolle për pozicion jashtë loje dhe Franca më pas u mbrojt me kujdes për të mbyllur sfidën e siguruar këtë trofe që padyshim kthen atë entuziazëm që ishte zbehur te skuadra e Deshamp pas dështimit në Europian.

SPANJË-FRANCË 1-2

64′ Ojarzabal / 66′ Benzema, 80′ Mbape’ 

Goli i Mbape on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJË- Unai Simon, Aspilikueta, Garsia, Alonso, Laport, Buskets, Gavi, Rodri, Ojarzabal, Sarabia, Ferran Torres, Trajner: L.Enrike 

FRANCË-Loris, Pavard, Varane, Kimpembe, Kunde,  T.Hernandez, Pogba, Tkuameni, Mbape, Benzema, Grizman, Trajner: D.Deshamp

foramcionet

PANORAMASPORT.AL