VIDEO / Benzema jep spektakël, Realit i duhet një “manita” për përmbysjen ndaj Selta Vigos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 23:06

VIDEO / Benzema jep spektakël, Realit i duhet një “manita” për përmbysjen ndaj Selta Vigos

Karim Benzema ishte heroi i Real Madrid në ndeshjen e sotme ndaj Selta Vigos, duke udhëhequr madrilenët drejt një suksesi me përmbysje. Skuadra e Ançelotit ishte dy herë në disavantazh, por falë francezit përmbysi gjithçka dhe siguroi tre pikë shumë të rëndësishme.

real madrid

Në ndeshjen e parë të ekipit në “Santiago Bernabeu” pas rikonstruktimit, tifozët mbeten të shtangur kur Selta kaloi shpejt në avantazh me Mina. Benzema barazoi shifrat por Çervi me një gol të çuditshëm kaloi përsëri përpara ekipin mik.

Pjesa e dytë nisi me golin e radhës të Benzema i cili me një goditje të fortë vendosi baraspeshën. Avantazhi për herë të parë për Realin erdhi me Vinicius i cili dribloi këdo që i dilte para për të çuar sferën në rrjetë. Ançeloti hodhi në fushë edhe blerjen e fundit, Kamavinga, dhe këtij të fundit iu deshën 6 minuta për të gjetur rrjetën e parë me skuadrën. Benzema në fund shënoi edhe golin e tretë personal me penallti, duke vulosur fitoren 5-2 të ekipit të tij që i bashkohet Valencias e Atletikos në kryesim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"