VIDEO/ Bëmat e Ibrës nuk kanë fund, kundërshtari e shkel, suedezi ia plas me shpullë kokës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 23:26

VIDEO/ Bëmat e Ibrës nuk kanë fund, kundërshtari e shkel, suedezi ia plas me shpullë kokës

Zlatan Ibrahimoviç nuk ndalet me bëmat e tij, edhe në kampionatin amerikan të futbollit. Në ndeshjen që LA Galaksi fitoi 0-1 ndaj Montreal Impakt, protagonist ishte edhe Ibra, që u ndëshkua me të kuq në minutë e 41-të.

ibraa

Në atë moment, një lojtar kundërshtar e shkeli pa dashje teksa ishte pranë tij, por suedezi nuk i përmbajti nervat dhe ia ktheu me shpullë kokës. Arbitri nuk e fali, dhe ishte direkt karton i kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"