VIDEO/ Belgjika zgjohet vetëm në fund, Italia triumfon në finalen e vogël të Ligës së Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 16:58


VIDEO/ Belgjika zgjohet vetëm në fund, Italia triumfon në finalen e vogël të Ligës së Kombeve

 

Italia ia ka dalë të triumfojë në finalen e vogël të Ligës së Kombeve duke mundur Belgjikën me rezultatin 2-1.

bandicam 2021-10-10 16-54-42-103

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por pjesa e dytë nisi menjëherë e vrullshme. Mesfushori i Interit,  Nikolo Barela kaloi axurrët në avantazh me një supergol në minutën e 47-të të takimit.

Në minutën e 65-të, Berardi u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit duke shënuar dhe të dytin për Italinë. Belgjika u kujtua vetëm në fund me talentin Ketelar që mposhti Donarumën pas një aksioni të nisur nga duart e portierit Kurtua.

Por kaq mjaftoi me Italinë që siguron vendin e tretë të turneut, ndërsa finalja e madhe ndërmjet Francës dhe Spanjës do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45.

FT ITALI-BELGJIKË 2-1

Barela 47′, Berardi 65’/ Ketelar 86′

FORMACIONET ZYRTARE

itali belgjike

PANORAMASPORT.AL