VIDEO/ Belgjika “poker” Rusisë, Lukaku gjen rrugën e rrjetës. Uellsi fiton në transfertë, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 19:45

VIDEO/ Belgjika “poker” Rusisë, Lukaku gjen rrugën e rrjetës. Uellsi fiton në transfertë, ja rezultatet

Kanë përfunduar pesë takimet e para të ditës së sotme, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

bandicam 2019-11-16 20-06-10-060

Belgjika ka arritur të marrë një fitore shumë të lehtë ndaj Rusisë, me rezultatin 1-4. Protagonistë në këtë sfidë ishin vëllezërit Hazard. I pari që shënoi ishte Torgen Harard, ndërkohë Eden gjeti rrugën e rrjetës dy herë të tjera në pjesën e parë. Lukaku ishte ai që shënoi të katërtin për kombëtaren e vet.

Nga ana tjetër Uellsi mundi Azerbajxhanin me rezultatin e pastër 0-2. Ndërkaq në sfidat e tjera Kazakistani fitoi në transfertë ndaj San Marinos, dhe Slovenia mundi Letoninë.

Rezultatet:

Qipro-Skoci 1-2

Azerbajxhan- Uells 0-2

Rusi- Belgjikë 1-4

San Mario- Kazakistan 1-3

Sloveni-Letoni 1-0

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"