VIDEO/ Bekim Balaj bën njeriun asist, shkodrani shërben dy gola në fitoren e Shturm Gracit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 20:05

VIDEO/ Bekim Balaj bën njeriun asist, shkodrani shërben dy gola në fitoren e Shturm Gracit

Bekim Balaj ishte titullar ditën e sotme në takimin që Shturm Graci fitoi në transfertë 1-5 ndaj Tirol.

balaj shturm

Shkodrani u aktivizua për 90 minuta, dhe ishte vendimtar me 2 asiste në rezultatin final të sfidës. Në minutën e 38-të, Balaj kërceu fort me kokë pas një goditje dënimi, dhe devijoi topin, ku nxorri vetëm me portën Dominguez.

Ndërkohë, në minutën e 68-të, pas një topi të rrëmbyer në mesfushë, shkodrani nisi menjëherë Despodov, i cili shënoi edhe golin e katërt për me të majtën.

Pas javës së 16-të, Shturmi i Gracit mban vendin e katërt në klasifikim, me 27 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"