VIDEO/ Bejli bën xhiron e internetit, nuk interesohet për ndeshjen dhe merr një sy gjumë në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 10:30

VIDEO/ Bejli bën xhiron e internetit, nuk interesohet për ndeshjen dhe merr një sy gjumë në stol

Real Madridi mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, ku mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alaveshin.

bale

Zinedin Zidan vendosi që në këtë ndeshje të mos e aktivizonte për asnjë minutën Gareth Bejlin, i cili qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Megjithatë duket se as uellsiani nuk ishte shumë i interesuar për ndeshje, teksa këtë e tregon qartë edhe një veprim i bërë nga sulmuesi.

Kamerat kanë kapur një moment, kur Bejl kishte mbuluar sytë e tij më maskë dhe duket se  kishte marrë një sy gjumë. Kaq ka mjaftuar që video e tij të bëhet virale në internet, ku edhe reagimet kanë qenë të shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"