VIDEO/ Bejl injoron keq Realin, luan golf pak orë para ndeshjes vendimtare në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 16:17

VIDEO/ Bejl injoron keq Realin, luan golf pak orë para ndeshjes vendimtare në Champions

Garet Bejl nuk u grumbullua nga Zidan për sfidën që Real Madridi luan kundër Mançester Sitit në Champions. Bashkë me uellsianin në Spanjë u la edhe mesfushori kolumbian Hames Rodrigez.

bejl

Por mesa duket Bejl nuk e ka vrarë shumë mendjen që u la jashtë skuadrës. Uellsiani ka vendosur që kohën e lirë ta kalojë duke praktikuar sportin e tij të dytë të preferuar pas futbollit, golfin. Në një video të siguruar nga “El Chiringuito” Bejl shikohet teksa luan golf i pashqetësuar për ndeshjen e rëndësishme që skuadra e tij luan në Angli për Ligën e Kampionëve.

Real Madrid duhet të përmbysë humbjen në shtëpi 1-2 nga Mançester Siti sot në mbrëmje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"