VIDEO/ “Bëhu tifoz me Lacion, se Juven do ta rrahim prap”, Igli Tare ngacmon vogëlushin nga Thumana që takoi Ronaldon dhe Bufonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 23:00

VIDEO/ “Bëhu tifoz me Lacion, se Juven do ta rrahim prap”, Igli Tare ngacmon vogëlushin nga Thumana që takoi Ronaldon dhe Bufonin

Vogëlushi Aurel Lala që i shpëtoi tërmetit në Thumanë mëngjesin e 26 nëntorit iu dha mundësia të takonte veteranët e kombëtares së Shqipërisë në turneun e bamirësisë që u mbajt dje në stadiumin “Air Albania”.

IGLI

 

Aureli preku dhe fushën e lojës bashkë me fëmijët e tjerë duke lëshuar tullumbace të tjera. Momenti më i veçantw ishte kur drejtori sportiv i Lacios Igli Tare i dhuroi fanelën e tij me autograf Aurelin. Duke ditur që vogëlushi është tifoz i Juventusit, Tare e ngacmoi duke i kërkuar që të bëhej tifoz me Lacion, ndryshe ekipi i tij do ta mundte gjithmonë skuadrën e zemrës së Aurelit.

Muajin e kaluar me ndihmën e kryeministrit Rama, Aureli dhe vogëlushi tjetër që i mbijetoit tërmetit të 26 nëntorit u pritën nga dy yjet e Juventusit Xhanluixhi Bufon dhe Kristiano Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"