VIDEO/ Bazeli i Xhakës kalon në çerekfinalen e Ligës së Europës, Uolvesi eliminon Olimpiakosin mes spektaklit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:01

VIDEO/ Bazeli i Xhakës kalon në çerekfinalen e Ligës së Europës, Uolvesi eliminon Olimpiakosin mes spektaklit

Janë përcaktuar edhe dy skuadra e fundit, që kalojnë në fazën çerekfinale të Ligës së Europës.

bazel

Bazeli pasi kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë, ka mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit Aintraht Frankfurtin me rezultatin 1-0 dhe kualifikohet në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka e nisi titullar ndeshjen, ndërsa golin e vetëm për zviceranët e shënoi Frei në minutën e 88’. Në çerekfinale Bazeli do të përballet me Shaktar Donjetskun.

Uolvesi nga ana tjetër ia ka dalë të kualifikohet gjithashtu, duke eliminuar Olimpiakosin. Pas ndeshjes së parë në Greqi e cila ishte mbyllur në barazim 1-1, anglezët kanë fituar në ndeshjen e kthimit 1-0 dhe kalojnë në fazën tjetër ku do përballen me Sevijan. Kujtojmë se Olimpiakosit iu anulua një gol në minutën e 29’ me VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"