VIDEO/ Bastoni dhe De Vraj marrin “për dore” Interin, zikaltërve u kthehet “buzëqeshja”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 23:43

VIDEO/ Bastoni dhe De Vraj marrin “për dore” Interin, zikaltërve u kthehet “buzëqeshja”

Interi vuan, por fiton ndaj Parmës. Zikaltërit u shpëtuan nga humbja falë golave të De Vraj dhe Bastonit në pjesën e dytë.
de vraj interi

Takimi nuk nisi mirë për ekipin e Antonio Kontes, pasi Zhervinjo mposhti i vetëm 3 mbrojtësit e Interit dhe portierin Handanoviç duke realizuar një gol të ngjashëm si Riberi dje ndaj Lacios.

Por, pjesa e dytë foli ndryshe për Interin. Skuadra gjeti forcat për të ndryshuar fatin e takimit brenda 3 minutave. De Vraj shtang me kokë vendasit në minutëne 84-rt, ndërsa i riu Bastoni i detyroi vendasit të pranonin humbjen pasi u shërbye bukur nga Viktor Moses.

Pas kësaj jave, Interi vazhdon të ruajë vendin e tretë me 61 pikë, 4 më pak se Lacio e vendit të dytë.

FT: PARMA-INTER 1-2
15′ Zhervinjo / De Vraj 84′ , Bastoni 87′ 

FORMACIONET ZYRTARE:

PARMA: Sepe, Laurini, Dermaku, Alvesh, Galiolo, Barila, Hernani, Kucka, Kulusevski, Korneliusm Zhervinjo. Trajner: Roberto D’Aversa.

INTER: Handanoviç, Godin, De Vraj, D’Ambrozio, Jang, Galiardini, Barela, Kandreva, Eriksen, Lukaku, Martinez. Trajner: Antonio Konte.

inter parma
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"