VIDEO / Bare kthehet titullar, Espanjol thyen mallkimin në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 22:01

VIDEO / Bare kthehet titullar, Espanjol thyen mallkimin në kampionat

Më në fund vjen fitorja e parë në kampionat për skuadrën e Espanjol të Keidi Bares, një fitore që ka përkuar edhe me kthimin si titullar të mesfushorit të përfaqësueses.

keidi bare

Pasi kishte qenë protagonist në barazimin e pak ditëve më parë kur nisi aksionin e golit të minutës së 97, trajneri vendosi të kthente Baren mes titullarëve në sfidën e sotme ndaj Alavesh. Lojtari nuk zhgënjeu dhe që në minuta e parë, manovra e skuadrës së Espanjol kalonte e gjitha nga këmbët e Bares. Ai dha një asist për De Tomas i cili dërgoi topin në rrjetë që në startin e sfidës, por më pas pa t’i anulohej ky gol me VAR për një prekje topi me dorë.

Gjithsesi, në pjesën e dytë Espanjol gjeti golin me një penallti po të De Tomas dhe aq i mjaftoi për të marrë tre pikët në këtë ndeshje, për fitoren e parë të edicionit në La Liga ku u kthyen këtë sezon. Suksesi i jep pak frymëmarrje ekipit, pasi e largon pak nga zona e ftohtë e klasifikimit para një sfide të rëndësishme si ajo e fundjavës ndaj Seviljes.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"