VIDEO/ Bardhi merr për dore “demat”, Partizani mund Laçin dhe vazhdon marshimin në vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 18:56

VIDEO/ Bardhi merr për dore “demat”, Partizani mund Laçin dhe vazhdon marshimin në vendin e parë

Partizani doli me fitore nga ndeshja e javës së 13-të ndaj Laçit, me shifrat e ngustha 1-0. Ndeshja ishte e vakët dhe pa shumë raste për të dyja ekipet, të cilat provuan vetëm me topa të gjatë, e duke u treguar të kujdesshme në prapavijë.

bandicam 2018-11-11 18-54-26-610

Ndeshja u vendos nga goli i Bardhit në minutën e 62-të, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një goditje dënimi, pas harkimit të Trashit. Deri në fund, Elvi Berisha pati një rast të artë, por Hoxha priti me këmbë. Pak minuta më vonë, po Berisha u ndëshkua direkt me karton të kuq, për një ndërhyrje fatale ndaj Ibrahimit.

Me këtë fitore, të vulosur sërish nga Bardhi, Partizani shkon në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Skënderbeu vazhdon të ndjekë, me 2 pikë më pak.

 

 

LIVE | Partizani-Laçi 1-0

GOL: Bardhi 62′ /

KK: / Berisha 84′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Partizani-Laçi 1-0

93’ Del edhe Mala nga fusha e lojës. Bitri zëvendësimi i tretë dhe i fundit për Gegën.

90′ 4 minuta shtesë.

90′ Gega kryen një tjetër zëvendësim. Futet Hebaj, del Asani.

88’ Goditje dënimi për Partizanin. Topi i Telushit shkon pothuajse tokazi, por devijohet në këndore, edhe pse Bardhi zgjatet për ta shtyrë drejt portës, por për pak centimetra nuk ia arrin.

84’ Ndërhyrje brutale e Elvi Berishës me takë ndaj Ibrahimit, në një dyluftim ajror. Kryesori Kola nuk ka dyshime, direkt karton i kuq, edhe pse futbollisti i Laçit shkon t’i kërkojë menjëherë të falur, dhe të mos e ndëshkojë me karton të kuq.

77’ Krosim nga goditja e dënimit në zonën e Partizanit, topi mbetet aty dhe provon Elvi Berisha, por Alban Hoxha me këmbë shpëton në momentin e fundit.

72’ Trashi nis Malën në të djathtë të sulmit, por ky i fundit e merr keq dhe nuk mund të shfrytëzojë atë top.

62’ GOOOOL Bardhi gjen golin e parë në këtë sfidë, me kokë. Goli i tretë personal, pas atyre dy golave në ndeshjen e kaluar ndaj Kastriotit.

61′ Karton i verdhë për Berishën.

54’ Ndërrimi i dytë tek Laçi. Jonuzi i lë vendin Eler.

53’ Provon Najdenov nga goditja e dënimit, por muri mbrojtës largon topin.

49’ Goditje dënimi për Laçin. Krosim i lartë në zonë, por askush nuk arrin të shtyjë topin.

46’ Nis pjesa e dytë. Një ndryshim tek Partizani, del Kote, futet Emanuele Mensah.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Laçi 0-0

45′ 1 minut shtesë.

38’ Krosim i Asanit në zonë, por Selmani grushton, edhe pse në mënyrë të rrezikshme. Topi tek Kote, por nuk mund të përfitojë.

33’ Goditje dënimi për Partizanin. Telushi e nis shkurtazi për Trashin, ky i fundit lëshon një harkim të gjatë në zonë, por askush nuk shkon për të shtyrë. Mbrojtja kurbinase e shoqëron me sy topin jashtë vijave kufizuese.

27’ Shërbehet Trashi me një top të gjatë, por është Selmani që del dhe largon.

20’ Mala merr një top të gjatë nga mesfusha, dhe i gjendur brenda zonës së Laçit, shtyn për në qendër, por topi mbetet aty, dhe Selmani bën më të sigurtën duke larguar fuqishëm me këmbë.

13’ Dëmtohet qendërmbrojtësi kilian i Laçit, Toro. Nuk ia del, dhe Memelli hedh në fushë Jon Mersinajn.

12’ Asani nga e djathta, kroson bukur në qendrën e zonës, por Bardhi nuk mundet ta devijojë drejt portës.

9’ Harkim i Trashit nga e majta, në fundin e fushës, topi merr një trajektore të ccuditshme dhe përplaset në shtyllë, por Selmani e shoqëron me sy teksa topi përfundon në rivënie fundore.

7’ Kroson Kote në zonë, por rrezikun e largon Gjoni me kokë.

4’ Tentativë e Xhixhës drejt portës së Hoxhës, por gardiani në pozicion kontrollon.

1′ Nis ndeshja në kryeqytet.

 

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Kote, Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

bandicam 2018-11-11 17-01-14-950

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Berisha, Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli

bandicam 2018-11-11 16-46-51-437

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Emigers Ganxhi, Denis Agaraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"