VIDEO/ Bardhebluve u mohohet një penallti, ja moviola në Tirana-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 8:39

VIDEO/ Bardhebluve u mohohet një penallti, ja moviola në Tirana-Egnatia

Në ndeshjen e djeshme gjykimi i Laver Allës kishte dritëhijet e veta. Në fillim, gjyqtarit iu deshën 6 minuta për të anuluar golin e bardhebluve, ndërsa në fund të takimit me shumë mundësi Tiranës i është mohuar një penallti.

ng

Minuta e 64-rt: Seferi dyfishon rezultatin. Nga jashtë zone, sulmuesi godet dhe topi ndalet në rrjetë. Puja më parë kishte dalë jashtë zone duke dhënë iluzionin optik se kishte prekur topin me dorë, por goditja ishte me kokë.

Minuta e 67-të: Alla vendos të konsultohet me VAR-in pas tre minutash komunikime me dhomën e transmetimit.

Minuta e 70-të: Pas 6 minutash vlerësim, Laver Alla vendos për pozicion jashtë loje, pasi Xhixha është në rrezen e portierit dhe në pozicion të parregullt gjatë gjuajtjes së Seferit. Anulohet goli i Seferit. Vendim i drejtë i kryesorit.

Minuta e 96-të: Tirana kërkon penallti për një pengim në zonë të Ngosë nga ana e Krivanjevas. Gjyqtari vazhdon lojën dhe nuk futet në lojë as VAR-i. Pamjet filmike tregojnë se mbrojtësi i Egnatias ka mbajtur sulmuesin e Tiranës. Gabim i dyfishtë i gjyqtarit Alla dhe i VAR-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"