VIDEO/ Bardheblutë pretenduan një penallti, ja moviola në Kastrioti-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 17:18

VIDEO/ Bardheblutë pretenduan një penallti, ja moviola në Kastrioti-Tirana

Kastrioti-Tirana ka qenë një ndeshje e tensionuar ditën e shtunë. Sfida u ishte besuar gjyqtarëve Erjon Bastari, Maringlen Llukmani, Xhulio Mani, ndërsa gjyqtarë VAR: Kridens Meta, Arbër Zalla. Gjykimi nuk ka qenë perfekt. Së pari, Bastari ka krijuar një klimë tensioni me kartonët e verdhë. Nga krutanët shënjestër ka qenë Ngoja, që nuk ra pre e provokimeve, ndërkaq Bastari nuk u tregua konsekuent në fushë me menaxhimin e të verdhëve, ndërsa dy janë rastet për diskutim.

TIR

Minuta e 39-të: Prodani tenton të fusë një kros në zonë, por topi ndalet në dorën e Hoxhallarit dhe ka penallti. Lojtari prek sferën me dorën e djathtë. Vendim i drejtë i gjyqtarit, edhe pse në raste të tilla ndonjëherë konsiderohet pozicioni i dorës.

Minuta e 89-të: Ismajlgeci kroson brenda në zonë, Dida mban me çdo kusht Ngonë, ndërsa ky i fundit rrëzohet në zonë. Gjyqtari vazhdon lojën, ndërsa anglezi kërkon penallti. Pamjet tregojnë për ekstremet e një 11-metërshi, ndonëse faulli mund të ketë nisur te vija e zonës. Minimalisht gjyqtari duhet të jepte goditje dënimi dhe penallti, ndërsa nuk ka ndërhyrë as VAR-i për të dytën ndeshje rresht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"