VIDEO/ Bardheblutë fitojnë me Kastriotin, Ze Maria mund të marrë frymë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2018 | 15:43

VIDEO/ Bardheblutë fitojnë me Kastriotin, Ze Maria mund të marrë frymë

Tirana ka arritur të fitojë në “Redi Maloku” përballë Kastriotit vendas.2-3 ka qenë rezultati final i takimit me një ndeshje mjaft të luftuar. Fillimisht ka shënuar Bardhi për vendasit por Greca dhe Blazhevski kanë përmbysur gjithçka në pjesën e parë.

tir

Më pas u duk se do të ishte një fitore e lehtë kur ishte përsëri Blazhevski që realizoi në minutën e 74-t , por vendasit realizuan përsëri dhe i vendosën në presion miqtë. Ze Maria tashmë mund të marrë frymë lirisht pas kësaj fitoreje.

 KASTRIOTI-TIRANA 2-3

Bardhi 30′, Shehu 81′ / Greca 34′, Blazhevski 37′ ,74′

Komenti:

90+4′ Përfundon takimi.

93′ I verdhë për Atingën.

92′ Top në zonën e Tiranës por Marku godet keq.

90′ 4 minuta shtesë nga gjyqtari.

90′ Çfarë humbet Ymeraj, Lika neutralizon.

89′ Largohet Greca në fushë Halili për Tiranën.

87′ Provon Çutra nga faulli, grushton Lika.

85′ Faull në afërsi të portës së Tiranës, po vuajnë kryeqytetasit në këto momente të fundit.

81′ Shënon Kastrioti me anë te Shehut, arbitri e quan të kaluar topin nga vijën fatale.

bandicam 2018-10-03 15-24-35-455

73′ Blazhevski në kundërsulm, shmang portierin dhe shënon.

72′ Largohet Ngo për Tiranën, në fushë Marveje.

69′ Doka bën gjithçka mirë por gabon në driblimin final.

65′ Blazhevski pretendon për penallti, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

62′ Kobinah ka probleme dhe kërkon zëvendësim, Oduamadi në fushë.

61′ Daja provon jashtë zone, e dobët gjuajtja.

58′ Karton i verdhë për Kastriotin, ndëshkohet Shehu pas një faulli.

53′ Faull i Kobinasë ndaj Husein, lojtarët përfitojnë për tu freskuar.

48′ Blazhevski në hyrje të zonës pas një kundërsulmi, nuk shërben për shokët e skuadrës.

46′ Mziu i lë vendin Ymerit te krutanët.

PJESA E DYTË

45+1′ Përfundon pjesa e parë me avantazhin e Tiranës, e cila përmbysin golin e Bardhit.

45+1 Karton i verdhë për Turtullin pas ndërhyrjes ndaj Bardhit.

45′ Një minutë shtesë nga arbitri i katërt.

43′ Krosim pak më i fortë seç duhet nga Blazhevski, që mund ta nxirrte Ngonë në pozicion shënimi.

42′ Pak më i fortë seç duhet topi i Ngo, që mund ta nxirrte Blazhevskin vetëm me portierin.

38′ Blazhevski është ndëshkuar me të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën.

37′ Shënon Blazhevski, golin ia dedikon Ze Marias. Tirana në avantazh.

34′ Realizon Greca .

30′ Gol Bardhi me portën e boshatisur, pas daljes së Likës.

27′ Çfarë ka humbur Ngo, përballë portierit godet jashtë.

25′ Faull me 2 takime për Tiranën afër zonës.

24′ Luftë e fortë në mesfushë, pak raste.

19′ Provon Mziu me të majtën por shumë larg kuadratit.

18′ Kastrioti finalizon me goditje nga këndi një aksion të rrezikshëm.

13′ Gjuajtja e parë në portë, Shehu provon nga larg.

11′ Korne e parë e takimit i takon Kastriotit.

9′ Kobina nuk pason siç duhet për Ngonë. që gjendej i vetëm me portierin.

4′ Greca ka nevojë për ndihmë mjekësore pas ndërhyrjes së Husein, por asnjë problem për mesfushorin.

1′ Starton sfida.

Formacionet: 

Kastrioti: Puja, Hysein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Mziu, Shehu, Okebugu, Xhunior, Bardhi, Marku. Trajner: Elvis Plori

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Atinga, Imami, Greca, Karabeci, Daja, Kobinah, Ngo, Blazhevsk. Trajner: Ze Maria.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"