VIDEO/ Barcelonës i mjaftojnë vetëm 12 minuta, shkërmoq Bilbaon dhe fiton Kupën e Mbretit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 23:55

VIDEO/ Barcelonës i mjaftojnë vetëm 12 minuta, shkërmoq Bilbaon dhe fiton Kupën e Mbretit

Barcelona ka arritur të mposhtë skuadrën e Atletiko Bilbao me rezultatin e thellë 0-4, dhe fiton kështu trofeun e parë për këtë sezon, Kupën e Mbretit të Spanjës.

mesi

Pjesa e parë ishte e qetë me Barcelonën e cila kontrolloi pjesën më të madhe të minutave me raste dhe mbajtje topi.  Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, ku Barcelona ishte e papërmbajtshme. Brenda 12 minutave blaugranasit arritën të shënojnë plot 4 herë ku i pari që shënoi ishte Grizman në minutën e 60-të të takimit. Shifrat i dyfishoi mesfushori De Jong në minutën e 63-të takimit.

Mesi

Pjesa e mbetur i takoi Lionel Mesit, i cili realizoi një dygolësh në minutat 68-të dhe 72’. Barcelona fiton kështu trofeun e parë për këtë sezon, duke arritur të rrëmbejë një trofe të rëndësishëm në Spanjë dhe mbetet në garë për titullin kampion të La Liga-s.

FORMACIONET ZYRTARE

trfoeeee

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"