VIDEO/ Barcelona zhgënjen në ndeshjen e parë, ndalet në shtëpi nga Balliu & Co.

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 23:12


VIDEO/ Barcelona zhgënjen në ndeshjen e parë, ndalet në shtëpi nga Balliu & Co.

Barcelona e ndërtuar për t’u kthyer në majën e futbollit botëror, e ka nisur keq sezonin në La Liga, duke u ndalur në barazim që në ndeshjen e saj të parë.

leva balliu

Skuadra e drejtuar nga Çavi Hernandez, edhe pse në fushë me emrat e rinj që i janë bashkuar si Levandovski, Rafinja, Kristensen apo Kesi, nuk ia ka dalë të fitojë përballë Rajo Vajekanos të Ivan Balliut, titullar i padiskutueshëm në radhët e kësaj të fundit. Sfida në “Kamp Nou” ka folur thuajse kryesisht për katalanasit të cilët kanë kontrolluar lojën dhe kanë provuar në të gjithë mënyrat që të shënojnë.

Por porta e miqve ishte e mallkuar për Levandovskin dhe shokët e tij të cilët gabuan disa mundësi të mira shënimi. Në fund, katalanasit e mbyllën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Buskets, që bëri edhe më të hidhur këtë sfidë të parë ku të gjithë pritnin të shihnin spektakël, por u desh të kënaqeshin vetëm me një 0-0.

PANORAMASPORT.AL