VIDEO/ Barcelona vuan ndaj Sociedadit, por Suarez e Dembele përmbysin për 3 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 18:31

VIDEO/ Barcelona vuan ndaj Sociedadit, por Suarez e Dembele përmbysin për 3 minuta

Barcelona arriti një fitore jo me pak vuajtje, në javën e 4-t të La Ligas, në transfertë ndaj Real Sociedad. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh, teksa në minutën e 12-të shënoi Elusondo.

barcelona

Reagimi i katalanasve, erdhi vetëm në pjesën e dytë, dhe për te minuta, ia dolën të përmbysin gjithçka. Në të 63-tën, Suarez barazoi shifrat, ndërkohë që Dembele, shënoi edhe golin e dytë në të 66-tën.

Kështu, Barcelona arriti fitoren e katërt radhazi në Spanjë, dhe mban kreun e klasifikimit me 12 pikë të plota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"