VIDEO/ Barcelona vazhdon marshimin në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2018 | 18:32

VIDEO/ Barcelona vazhdon marshimin në kampionat

Barcelona vazhdon serinë e fitoreve në kampionat. Katalanasit mposhtën Levanten me rezultatin 3-0, në takimin e vlefshëm për javën e 18-të në La Liga.

Barca

Lionel Mesi hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërsa në të 38-ën Suarez dyfishoi shifrat. Miqtë dukeshin të dorëzuar dhe në minutën e 93-të pësojnë golin e tretë me autor brazilianin Paulinjo.

Me fitoren e sotme, Barcelona u ngjit në kuotën e 48 pikëve. Diferenca e pikëve nga vendi i dytë Atletiko Madrit është +9. Sfidën e radhës, skuadra e Valverdes do e luajë me Real Sosiedadin në transfertë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"