VIDEO/ Barcelona përgatit goditjen ‘’low cost’’, zëvendësuesi i Agueros është sulmuesi që dhuroi spektakël ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 20:42

VIDEO/ Barcelona përgatit goditjen ‘’low cost’’, zëvendësuesi i Agueros është sulmuesi që dhuroi spektakël ndaj Partizanit

Problemet në zemër të Kun Agueros dhe opsionet e pakta në sulm e kanë detyruar Barcelonën të kërkojë sulmues.

kabral

Sipas gazetës spanjolle ‘’Mundo Deportivo’’, Çavi i ka kërkuar klubit një transferim ‘’low cost’’ duke i vënë në tavolinë emrin e Artur Kabral.

Mometalisht, braziliani është pjesë e Bazelit ku në 13 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 4 asiste. Statistika të frikshme për një sulmues i cili shihet i një kalibri të lartë, dhe pikërisht ky mund të jetë momenti i hapit të madh për brazilianin.

Kabral mbahet mend për golin me roveshatë që i shënoi Partizanit në Zvicër në sfidën që ‘’demat’’ luajtën me Bazelin në korrik të këtij viti për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Madje, 23-vjeçari shënonte dhe në ndeshjen e kthimit në Tiranë, në fitoren 0-2 të skuadrës zvicerane ndaj të kuqve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"