VIDEO/ Barcelona për “faqe të zezë”, ngec në shtëpi ndaj Kadizit. Dy penallti vendosin ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 15:59

VIDEO/ Barcelona për “faqe të zezë”, ngec në shtëpi ndaj Kadizit. Dy penallti vendosin ndeshjen

Barcelona ka treguar edhe sot se është duke kaluar një moment të vështirë, teksa është ndalur në barazim 1-1 ndaj Kadizit.

MESI

Ishte Leo Mesi që zhbllokoi sfidën, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32’. Pas kësaj katalanasit vazhduan të krijojnë raste të shumta, por nuk ia dolën të dyfishonin rezultatin. Kur të gjithë mendonin se fitorja ishte e siguruar nga skuadra e Kuman, pas rasteve të shumta, erdhi edhe barazimi.

Në minutën e 89’ Kadiz fiton penallti, e cila u shndërrua në gol nga Fernandez, duke i rrëmbyer kështu barazimin në shtëpi Barcelonës, e cila mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, 5 pikë më pak se Reali i vendit të dytë dhe 8 pikë më pak se Atletiko kryesues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"