VIDEO/ Barcelona me 5 “yje”, Mesi dhe Suarez argëtohen ndaj Betisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 22:54

VIDEO/ Barcelona me 5 “yje”, Mesi dhe Suarez argëtohen ndaj Betisit

Barcelona vazhdon spektaklin në kampionat. Skuadra e Valverdes ka mposhtur Betisin me rezultatin 0-5, duke treguar edhe njëherë se nuk ka rival në La Liga. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën katalanasit arritën të shënon plot 5 herë në portën e Adan.

Barca

Ivan Rakitiç hapi serinë e golave në të 59-tën, ndërsa pastaj është radha e Mesit dhe Suarezit të cilët realizuan nga një dygolësh. Me dopitetën e realizuar kundër Betisit, Mesi dhe Suarez kryesojnë listën e golashënuesve. “Pleshti” ka shënuar 19 gola në total, ndërsa uruguaiani 15.

Dalëngadalë Barcelona po hipotekon titullin kampion, dhe ndodhet e shkëputur 11 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Atletiko Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"