VIDEO/ Barcelona luan me nervat e tifozëve, Grizman kualifikon katalanasit në raundin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 21:04

VIDEO/ Barcelona luan me nervat e tifozëve, Grizman kualifikon katalanasit në raundin tjetër

Barcelona është kualifikuar “in extremis” çerekfinalen e Kupës së Spanjës.

ibiza-barcelona-220120f

Me një formacion titullar thuajse me lojtarë rezerve katalanasit i likujduan modestët e Ibizaz falë dopietës së Antuan Grizmanit.

Skuadra e Kike Setien u shtang që në minutën e nëntë kur Ibiza kaloi në avantazh. Goli i shënuar ndaj Barcelonës ngriti në këmbë tifozët vendas. Megjithatë, falë Grizmanit, Barcelona e siguroi kualifikimin në çerekfinale me dygolëshin e yllit francez.

Kur dukej se takimi do të shkonte drejt 30 minutave shtesë, Grizman i vuri kapak çështjes së kualifikimit duke realizuar golin e fitores ndaj Ibizas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"