VIDEO/ Barcelona ia bën 8 me 2 Hueskës, Mesi dhe Suarez shënojnë dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 20:33

VIDEO/ Barcelona ia bën 8 me 2 Hueskës, Mesi dhe Suarez shënojnë dopietë

FT: Barcelona-Hueska 8-2

Shënues: Mesi (16’, 61’), Suarez (39’, 93’), Dembele (48’), Rakitiç (52’), Alba (81’), Autogoli i Pulido (24’) / Kuko (3’), Galar (42’)

Skuadra e Barcelonës ka shpartalluar skuadrën e Hueskës e cila është ngjitur këtë vit në elitën e futbollit spanjoll. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka dhuruar spektakël në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou”.

dkfjbvgsdfghf

Një rezultat tenistik 8-2 i cili e ngjit në krye skuadrën e Barcelonës me pikë të barabarta me Realin e Madridit, por me një golavarazh më të mirë. Festivali i golave u hap nga skuadra e Hueksës në minutën e 3-të, me autor Kuko.

sdxhgfkfgg

Ndërkohë që katalanasit reaguan duke e çuar rezultatin 3-1 deri në minutën e 42, kur Galar shënoi golin e dytë për skuadrën e Hueskës. Ndërsa në pjesën e dytë spektakli i përket katalanasve të cilët shënuan edhe 5 herë të tjera me Dembele, Rakitiç, Mesi, Xhordi Alba dhe Luis Suarez.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"