VIDEO / Barcelona e Çavit i jep leksion Napolit, Betisi eliminon të padëshiruarit e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2022 | 23:04

VIDEO / Barcelona e Çavit i jep leksion Napolit, Betisi eliminon të padëshiruarit e Europës

Barcelona është kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira në Ligën e Europës me një paraqitje mjaft të mirë të skuadrës katalanase në Itali ndaj Napolit. Skuadra katalanase ka fituar me shifrat 4-2, teksa i ka dhënë një leksion futbolli italianëve.

EUROPA LIGE

Një kundërsulm model i Zhordi Alba dhe më pas një gol spektakolar i Frenki De Jong, bënë që shifrat të shkonin shumë shpejt në 2-0 për ekipin spanjoll që mori një avantazh të rëndësishëm pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë. Insinje hapi duelin me penalltinë e tij, por para fundit të pjesës së parë ishte Pike i cili shënoi golin e 3-1. Obamejang më pas shtoi të katërtin duke bërë formalitet sfidën, ku në fund napolitanët thjesht përmirësuan statistikat me golin e Politanos.

Ndërkohë, Betisi ka eliminuar Zenitin në një sfidë e cila në fund u vendos nga VAR-I që anuloi golin e rusëve, gol që do të çonte ndeshjen në shtesë. Një vendim i festuar në të gjithë Europën pasi të gjithë po kërkojnë me ngulm që ekipet ruse të jenë jashtë garave europiane për sa kohë që vazhdon pushtimi I Ukrainës.

REZULTATET  

NAPOLI – BARCELONA 2-4 (1-1)
23′ (p) Insinje, 87′ Politano / 9′ Zh. Alba, 14′ F. De Jong, 45′ Pike, 59′ Obamejang

BETIS – ZENIT 0-0 (3-2)

REJNXHËRS-DORTMUND 2-2 (4-2)
21′ (p), 57′ Tavernier / 31′ Belingem, 42′ Malen

BRAGA – SHERIF TIRASPOL 2-0 (0-2) (3-2 penalltitë)
17′ Madeiros, 43′ Horta

FORMACIONET ZYRTARE:

NAPOLI – BARCELONA

napoli barca

REJNXHËRS – DORTMUND

rejnxhers dortmund

REAL BETIS – ZENIT

betis zenit

BRAGA – SHERIF TIRASPOL

braga sherif

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"