VIDEO / Barcelona dështon përsëri, lamtumirë Kupës në shtesa përballë Atletik Bilbaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 0:07

VIDEO / Barcelona dështon përsëri, lamtumirë Kupës në shtesa përballë Atletik Bilbaos

Barcelona ka dështuar në një nga objektivat sezonal, pasi është eliminuar në Kupën e Mbretit pa arritur as në 8 skuadrat më të mira të turneut. Ekipi i Çavit është eliminuar sot përballë Atletik Bilbaos, duke u mundur me shifrat 3-2 pas kohëve shtesë.

ssssssss

Vendasit e nisën ndeshjen me vrull dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Muniain që në minutën e 2 të sfidës. Por Ferran Torres tregoi se pse katalanasit kishin insistuar aq shumë për firmën e tij, duke shënuar golin e barazimit kur regjistrohej minuta e 20.

Ndeshja ishte e luftuar në pjesën e dytë, me raste në të dy portat. Inigo Martinez shënoi në minutën e 86 për ekipin vendas dhe la të mendohej se kualifikimi ishte siguruar. Por Pedri barazoi në minutën e 93-të, duke çuar sfidën në kohët shtesë për të përcaktuar fituesin.

Aty ishte përsëri Muniain që shënoi, këtë herë me penallti, duke i dhënë avantazhin 3-2 ekipit të tij, që pastaj arriti ta mbronte me fanatizëm rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare, duke dekretuar eliminimin e Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"