VIDEO/ Barcelona argëtohet me 6 gola, Pedri dhe Levandovski japin spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 22:20

VIDEO/ Barcelona argëtohet me 6 gola, Pedri dhe Levandovski japin spektakël

Barcelona ka mbyllur me një goleadë ndeshjet miqësore të verës, para startit të La Liga. Skuadra katalanase ka mundur me shifrat 6-0 U.N.A.M. Pumas të Meksikës, duke i treguar Çavit se është gati për sezonin e ri.

RB4TGH4EJK26AQKBF6AOL4MDGI

Paraqitja e spanjollëve që në minutat e para ishte mbresëlënëse, pasi Levandovski kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 3-të dhe vetëm 2 minuta më vonë, Pedri dyfishoi shifrat pas një asisti të polakut. Në minutën e 10, Dembele çoi në 3 numrin e golave ndërsa në të 19-in, një tjetër kombinim Leva-Pedri solli golin e katërt nga spanjolli.

Golat e pjesës së dytë nga Aubamejang dhe De Jong bënë që shifrat të shkonin në 6-0 për Barcrlonën, e cila dha një provë të mirëfilltë force dhe se sa shumë opsione ka tashmë në mesfushë dhe sulm, për të tentuar që të kthehet në majë, gjithmonë nëse arrin t’i regjistrojë këta lojtarë para startit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"