VIDEO/ Barazimi në derbi, tifozët e Tiranës futen në stadium dhe dhurojnë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 23:25

VIDEO/ Barazimi në derbi, tifozët e Tiranës futen në stadium dhe dhurojnë spektakël

Tirana dhe Partizani barazuan në derbin e kryeqytetin, në ndeshjen që u mbyll pa gola në “Air Albania”.

TIFOZET CAPITAL CREW

Ndonëse tifozët nuk lejohen në stadiume, ata të Tiranës, “Capital Crew” e gjetën një mënyrë për t’u futur, jo në “Air Albania”, por në “Selman Stërmasi”.

Tifozët janë futur në stadium, teksa në një video të postuar në profilin e tyre, shihen duke dhuruar spektakël, ku nuk mungojnë fishekzjarrët dhe flakadanët. Tifozët bardheblu kanë treguar edhe njëherë mbështetjen e tyre për skuadrën, ndonëse Tirana nuk ia doli të marrë fitoren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"