VIDEO/ Barazimi i Portugalisë eliminon Shqipërinë nga “Euro 2016”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2016 | 19:55

VIDEO/ Barazimi i Portugalisë eliminon Shqipërinë nga “Euro 2016”

Shqipëria eliminohet pas tri ditësh ankthi nga “Euro 2016”. Barazimi mes Hungarisë dhe Portugalisë me rezultatin 3-3, i jep fund ëndrrës së kuqezinjve për të shpresuar për kalimin në 1-8-at.

192701981-328ef431-32ff-4ca8-b24a-3d304910945e

Shqipërisë i duhej një fitore e Hungarisë për të shpresuar në ndeshjet e fundit të Grupit E, pasi barazimi i Portugalisë ndaj Hungarisë e ngjit ekipin e CR7-ës në vendin e dytë. Kjo bën që Shqipëria të humbasë shanset për t’u kualifikuar si një ndër katër skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Turqia ndodhen në vendet e treta në grupet B, C dhe D me nga tre pikë, po aq sa edhe Shqipëria, por këto ekipe i favorizon golavorazhi ndaj kuqezinjve.

180614172-6cf0dc4d-3bb7-49b6-bff6-2b5613200551

Nga ana tjetër Islanda fitoi 2-1 ndeshjen ndaj Austrisë. Kjo sfidë ishte pa interes për vazhdimësinë e kuqezvinjve në finalet e Europianit.

Hungari – Portugali 3 – 3 

Pjesa e parë mes Hungarisë dhe Portugalisë u mbyll me rezultatin 1-1. Fillimisht ishin portugezët që kaluan në avantazh me anë të Geras në minutën e 19′ të lojës.

Kur dukej 45′ e para do të mbylleshin në favor të hungarezëve, Nani ndëshko kundërshtarët në minutën e 42’.

Me fillimin e pjesës së dytë Hungaria kaloi sërish në avantazh 2-1 me anë të Dsudzsak në minutën e 47′. Por portugezët u kundërpërgjigjën me anë të yllit të tyre Kristiano Ronaldos. Ky i fundit barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 50′ të takimit.

Ndeshja u karakterizua nga një lojë e hapur për të dyja skudarat. Hungarezët u shfaqën më kërkues ndaj golit dhe sërish Dzsudzask kaloi ekipin e tij në avantazh pesë minuta pas golit të futbollistit të Realit të Madridit. Ky gol ishte edhe i dyti për të në këtë sfidë.

Por portugezët nuk u ndalën me kaq. Kristiano Ronaldo shënoi dopietën e tij në këtë ndeshje duke barazuar shifrat në 3-3 në minutën e 62′.

182226917-11206d06-6950-408f-a0ce-7cd8cbb432e8

 

Rezultatet e Grupit F:
Hungari – Portugali    3 – 3
Gol: Gera 19′, Dzudzsak 47′ / Nani 42′, Ronaldo 50′, 62′

Islandë – Austri           2 – 1
Gol: Boedvarson 18’/ Shopf 60′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"