VIDEO/ Barazim zhgënjyes i kampionëve të Tiranës, Bylisi trondit shtyllën në sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:56

VIDEO/ Barazim zhgënjyes i kampionëve të Tiranës, Bylisi trondit shtyllën në sekondat e fundit

Tjetër rezultat zhgënjyes për Tiranën. Kampionët në fuqi të Superiores nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Bylisit.

Tirana-Bylis

Një përballje që mund të kishte qenë edhe më dramatike për skuadrën e Nevil Dedes, teksa në minutat e fundit të ndeshjes, ballshiotët goditën shtyllën me anë të sulmuesit Laval. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, bardheblutë nuk arritën të bindnin plotësisht si me rezultat ashtu dhe me lojë.

TIRANA-BYLIS 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+3′ Dridhen kampionët. Shtylla i mohon golin e avantazhit Bylisit. Ishte sulmuesi Laval, i cili pas asistit të Likës provoi me një gjuajtje të rrezikshme shumë pranë portës, por topi u ndal nga shtylla.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Ndreca provon të surprizojë me një gjuajtje, por që shkon jashtë kuadratit.

88′ Tjetër zëvendësim te Bylisi, largohet i sapofuturi Ujka për shkak të një problemi, në lojë Mëllugja.

87′ Danso harkon për Sasrakun brenda zonës, por ky i fundit nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës.

84′ Zëvendësim te Bylis, largohet Ymeralilaj, vendin e tij e merr Ujka.

83′ Drithërim në portën e Tiranës. Pas një harkimi nga e majta, Alan godet rrezikshëm me kokë, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Bekaj, shkon te Cakranji, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

79′ Aksion i rrjedhshëm i Tiranës, Muçi merr bukur topin në hyrje të zonës, provon me një gjuajtje por shkon mbi kuadrat.

75′ Dy zëvendësime te Bylisi, largohen Mehmetllari dhe Beji, vendin e tyre e marrin, Lika dhe Laval.

73′ Najdovski provon me kokë, por kontrollon pa probleme portieri Qirko.

71′ Tirana është hedhur e gjitha në  kërkim të golit të fitores. Provon Danso me një gjuajtje brenda zonës, por ndalet nga portieri Qieko.

68′ Tjetër zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Vangjeli, vendin e tij e merr Torasa.

64′ Provon Danso me një goditje të rrezikshme, por topi ndalet në momentin e fundit nga mbrojtësit e Bylisit.

62′ Ndëshkohet edhe Cakanji me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar.

61′ Sasraku është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

56′ Zëvendësim te Tirana, largohet Ismajlgeci, vendin e tij e merr Musai.

51′ Pranë golit Tirana me Muçin. Talenti bardheblu provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën.

48′ Bylisi pretendon për një tjetër penallti. Pas një harkimi nga këndi, Stojanoviç rrëzohet në zonë, gjatë një dueli me Hoxhallarin, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

47′ Vangjeli gabon në mbrojtje dhe i dhuron topin miqve, provon Antoni Beji, por gjuajtja e tij u devijua nga Hoxhallari.

46′ Tirana kryen 2 zëvendësime, largohet Vrapi dhe Halili, vendin e tyre e marrin Stafa dhe Danso.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

34′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe futbollisti Vrapi për faull ndaj Muratajt.

31′ Hadroji nëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Hoxhallarit.

30′ Kundërsulm i rrezikshëm i Bylisit, 3 kundër 2. Beji provon të kalojë në avantazh të tijët, por gjuajtja e sulmuesit u ndal nga portieri Bekaj.

 

29′ Goditje dënimi për Tiranën, Muçi harkon drejt zonës, largojnë futbollistët e Bylisit.

27′ Tirana shtyn përpara në kërkim të golit të avantazhit, mbrohen mirë ballshiotët e Dovedan.

26′ Garsia është i ndëshkuari i parë i sfidës.

19′ Mundësi e artë për Tiranën. Sasraku shërben bukur për Bathën, por ky i fundit nuk bën një marrje të mirë, spostohet nga e djathta, provon  me një gjuajtje, por tentativa e tij devijohet në këndore nga portieri Qirko.

18′ Mehmetllari rrëzohet në zonë pas një dueli me Vangjeli dhe kërkon penallti, por gjyqtari vijon lojën, protestojnë ballshiotët.

10′ Tirana kërkon të marrë frenat e lojës në dorë duke ushtruar presion në zonën e Bylisit, por mungojnë ende rastet e rrezikshme në portat respektive.

7′ Një lojë e barabartë në këto minuta të para të takimit.

5′ Bylisi provon të surprizojë me Carkanjin, por gjuajtja e tij u bllokua në momentin e fundit nga Vangjeli. Vendimtare ndërhyrja e korçarit.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”.

Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Ismajlgeci, Vrapi, Najdovksi, Batha, Halili, Muçi, Sasraku. Trajner: Nevil Dede

Bylisi: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic, Allan, Ndreca, Kardoso, Murataj, Carkanji, Hadroj, Beji, Mehmetllari. Trajner: Veljko Dovedan

Tirana-Bylis

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"