VIDEO/ Barazim spektakolar në Kamëz, Kastrioti i merr një pikë Erzenit pas disavantazhit të dy golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 0:01

VIDEO/ Barazim spektakolar në Kamëz, Kastrioti i merr një pikë Erzenit pas disavantazhit të dy golave

Kastrioti dhe Erzeni u ndalën në një barazim 2-2 në Kamëz, me të dyja skuadrat që ndahen me nga një pikë.

Collage Maker-07-Feb-2023-02.58-PM

Sfida nisi mjaft mirë për shijakasit, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë me Asanin dhe Kapllanin,

Gjithsesi në pjesën e dytë, krutanët u zgjuan dhe reaguan mjaft mirë, ku në harkun e 6 minutave, shënuan dy herë për të rivendosur baraspeshën.

Rastet nga krutanët nuk munguan, por shijakasit nuk lejuan më gabime.

Kështu Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit të renditjes, me 20 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë.

REZULTATI:

KASTRIOTI 2-2 ERZENI

Stojanoviç 58′, Greca 63′ / Asani 5′, Kapllani 34′

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet ndeshja!

90+5′ Kovaçi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90+3′ Kodra provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

90+1′ Zëvendësim te Erezeni. Largohet Ademi dhe në vendin e tij futet Leao.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

87′ Zëvendësim te Kastriotit. Largohet Mehmeti dhe në vendin e tij futet Mihana.

74′ Ajazi kombinon bukur me Grecën dhe ky i fundit lëshon një gjuajtje me të djathtën brenda zonës, por tentativa shkon jashtë.

73′ Zëvendësim te Kastriotit. Largohet Onanuga dhe në vendin e tij futet Ajazi.

66′ Zëvendësim te Erezeni. Largohet Alan dhe në vendin e tij futet Kovaçi.

63′ GOOOL KASTRIOTI 2-2/ Enk nuk kuptohet mirë me Xhikën dhe Greca përfiton, i cili me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë për të shënuar.

60′ Iljazi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ GOOOOL KASTRIOTI 1-2/ Stojanoviç provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit dhe e çon topin në rrjetë.

57′ Konfirmohet nga VAR. Nuk ka penallti.

56′ Pas një rrëmuje topi përplaset në dorën e Kahrimanoviç, por Enea Jorgji nuk e akordon si penallti.

54′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Kapllani dhe në vendin e tij futet Kahrimanoviç.

54” Sadiki shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ Greca lë një top për Mehmetin dhe ky i fundit provon me një gjuajtje brenda zonës, me topin që ndalet nga traversa.

48′ Karakaçi provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por Xhika e kontrollon në duar pa probleme.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Enk provon me një gjuajtje me kokë, tentativa e të cilit shkon jashtë porte.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

42′ Karakaçi provon me një predhë jashtë zone, por tentativa e tij nuk shkon në kuadrat.

35′ Enk shkakton një ndërhyrje të parregullt ndaj Hasanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

34′ GOOOL ERZENI 0-2/ Kapllani devijon një top të krosuar në zonë dhe e çon në rrjetë.

30′ Mehmeti tenton me një gjuajtje nga distanca, por ishte sërish Xhika i cili i mohon golin krutanëve.

29′ Greca provon me një gjuajtje brenda zonës, e cila ndalet nga shtylla.

24′ Alan hedh një krosim drejt zonës dhe Nonato provon me kokë, por tentativa e këtij të fundit shkon jashtë.

20′ Mehmeti provon me një gjuajtje që ndalet nga Xhika. Më pas Hasani i vetëm me portën thuajse bosh e çon topin jashtë.

10′ Kodra shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ GOOOL ERZENI 0-1/ Asani merr një top mjaft t mirë në kundërsulm dhe i vetëm me Salin godet duke e çuar topin në rrjetë

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Sali, Kodra, A. Selmani, Stojanoviç, Rami, Karakaçi, Onanuga, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Greca.

Trajner: Ardian Mema

ERZENI: Xhika, Iljazi, Enk, Asani, Kapllani, Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Peposhi, Ademi, Nonato.

Trajner: Xhevahir Kapllani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"