VIDEO/ Barazim në minutën e 100′, Erzeni merr një pikë dramatike përballë Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 0:16

VIDEO/ Barazim në minutën e 100′, Erzeni merr një pikë dramatike përballë Vllaznisë

Vllaznia është ndalur në një barazim dramatik me Erzenin në javën e 10-ë të Superiores.

bandicam 2022-10-29 16-45-00-924

Ishin Aralica dhe Mala të cilët shënuan për shkodranët, të cilët u barazuan më pas nga Nonato dhe Kahrimanoviç, me këtë të fundit që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 100’ të sfidës.

Kështu Erzeni vazhdon të ruajë vendin e dytë në renditje, teksa Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me një pikë më pak.

REZULTATI:

VLLAZNIA 2-2 ERZENI

Aralica 54′, Mala 65′ / Nonato 75′, Kahrimanoviç (P) 90+10′

KOMENTI LIVE:

90+10′ Mbyllet sfida!

90+10′ GOOOL ERZENI 2-2/ Kahrimanoviç nuk gabon nga pika e bardhë.

90+9′ Ka penallti për Erzenin. VAR e konfirmon.

90+5′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Mala dhe futet Vulaj.

90+2′ Thierno provon me një gjuajtje me kokë, por Zogoviç e kontrollon pa probleme.

90+1′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Marku dhe futet Shehi.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Heriç merr një top brenda zonës nga Mala, por nuk arrin të godasë në kuadrat.

85′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Hoxhaj dhe futet Heriç.

66′ Zëvendësim i dyfishtë te Erzeni. Largohen Oliveira dheMehmeti, futen Maloku dhe Thierno.

77′ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

75′ GOOOL ERZENI 2-1/ Nonato arrin të zgjasë këmbën në momentin e duhur dhe ndëshkon Zogoviçin.

74′ Mala provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë.

69′ Leite Rodrigez provon me një gjuajtje nga distanca, por Zogoviç arrin ta ndalë.

66′ Zëvendësim i dyfishtë te Erzeni. Largohen Sadiki dhe Kriviçiç, futen Leite dhe Avdiu.

65′ GOOOL VLLAZNIA 2-0/ Esat Mala merr një top fantastik nga Marku dhe me një lëvizje mjaft të bukur kalon Xhikën dhe çon topin në rrjetë.

58′ Konfirmohet nga VAR, gol për Vllazninë.

55′ Ka protesta nga shijakasit. Goli rishikohet me VAR.

54′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Një top ndalet në këmbët e Aralicës, i cili nuk gabon i vetëm me portierin Xhika.

52′ Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

46′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Boshnjaku dhe futet Aralica.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Asani ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

45′ Kriviçiç ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

44′ Kadriu provon me një gjuajtje nga distanca, por ndalet nga Zogoviç.

30′ Zëvendësimi i parë vjen nga Erzeni. Largohet Osmanllari dhe në vendin e tij futet Iljazi.

22′ Osmanllari ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

19′ Kadriu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

16′ Alivoda provon me një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë.

9′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca, por Zogoviç arrin të ndërhyjhë siç duhet.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Boshnjaku, Mala, A. Hoxhaj, Marku.

Trajner: Mirel Josa

ERZENI: Xhika, Krasniqi, Sadiki, Enk, Osmanllari, Kriviçiç, Mehmeti, Asani, Kahrimanoviç, Nonato, Kadriu.

Trajner: Xhevahir Kapllani

WhatsApp Image 2022-10-29 at 4.40.54 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"