VIDEO/ Barazim i vakët, Shqipëria e Rejës nuk bind në transfertën kazake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 23:59

VIDEO/ Barazim i vakët, Shqipëria e Rejës nuk bind në transfertën kazake

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Kazakistanit dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një performancë jo bindëse për të besuarit e Edi Rejës, të cilët edhe pse kishin përballë një kundërshtar jo shumë të fortë, nuk arritën të dominonin.

Kombetarja

 

Në 3 ndeshje të zhvilluara, Shqipëria ka arritur të sigurojë vetëm 4 pikë, ndërkohë që pas 3 ditësh, kuqezinjtë do të përballen sërish në transfertë, ndaj Lituanisë.

FT: KAZAKISTAN – SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE: 

STATISTIKAT E “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT” 

Statistikat

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Mundësi e shkëlqyer e Seferit, del i vetëm përballë portierit, provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi ndalet në mënyrë mjeshtërore nga portieri.

86′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Abrashi i dëmtuar, vendin e tij e zë Qazim Laçi.

82′ Reja kryen dy zëvendësime, largohet Trashi, vendin e tij e zë Memolla. Ndërkohë largohet Manaj për Seferin.

79′ Bare harkon nga këndi, për Kumbullën që provon me kokë, por gjuajtja e mbrojtësit është e lehtë duke shkuar drejt e në duart e portierit.

76’ Broja përfiton nga një gabim i mbrojtes kazake, tenton me një goditje të rrezikshme drejt portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

70′ Tjetër rast i rrezikshëm i Shqipërisë me Trashin, gjuajtja e futbollistit gramshiot shkon ngjitur me shtyllën.

68′ Rrëmujë në zonën  e Kazakistanit, Broja nuk përfiton!

64′ Minuta mjaft të mira për Shqipërinë, por mungon saktësia në finalizim.

60′ Rast i artë për Shqipërinë. Broja fliron me golin pas asistit të Bares. Sulmuesi shqiptar del i vetëm përballë portierit, provon me një parabol, por topi largohet nga mbrojtësi pranë vijës fatale.

59′ Kazakistani provon me një goditje të befasishme, por topi shkon drejt e në duart e Berishës.

52′ Rast i rrezikshëm në zonën e Shqipërisë, Abrashi largon në këndore një top të rrezikshëm të hedhur në zonë.

49′ Bare provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon drejt e në duart e portierit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Dermaku, mbrojtësi nuk është dakord me vendimin e gjyqtarit.

41′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

39′ Mbyllje fantastike e Gjimshitit në mbrojtje, që sfumon një rast të rrezikshëm të kazakëve.

35′ Tjetër goditje këndi për Shqipërinë, kësaj here e fiton Manaj.

33′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga e majta, harkon Trashi drejt zonës, por largojnë futbollistët e Kazakistanit.

32′ Bistrov ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit.

30′ Kallaku lëviz bukur në hyrje të zonës, provon me të djathtën, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe përfundon drejt e në duart e portierit.

27′ Gabime të shumta në pasime nga të dyja ekipet. Edhe pse Shqipëria shfaqet më kërkuese në këto minuta, mungojnë rastet e rrezikshme në portën e kazakëve.

22′ Sumjumbajev ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Abrashit.

21′ Rrezikojnë kazakët me Kuat, mbrojtja e futbollistit vendas, devijohet në këndore nga Etrit Berisha.

20′ Trashi harkon një top të rrezikshëm në qendër të zonës. Nuk arrin dot Broja ta devijojë me kokë.

14′ Broja shpërthen bukur nga e majta, duke u futur brenda zonës, por topi del fillimisht jashtë vijave. Rivënie fundore për kazakët.

11’ Harkim i Trashit nga e majta në zonë për Manajn, i cili nuk arrin të devijojë për të çuar sferën drejt portës vendase.

8’ Tronditet traversa e Kazakistanit. Vendasit për pak sa nuk shkaktojnë një autogol, pas harkimit nga këndi nga ana e Trashit.

7′ Veseli fiton goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë. Pranë topi Lorenc Trashi për ta ekzekutuar.

3′ Momente të rrezikshme në portën e Berishës, pas një harkimi nga këndi, gardiani i Kombëtares shqiptare, kontrollon në vështirësi.

2′ Kazakët fitojnë goditjen e parë pas topit të larguar nga Trashi në këndore.

1′ Ka startuar përballja!

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: (5-3-2)  Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.  Trajner: M. Bilek.

Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"