VIDEO / Barazim heroik në minutën e 97, Bare protagonist përfundon në gjunjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:41

VIDEO / Barazim heroik në minutën e 97, Bare protagonist përfundon në gjunjë

Skuadra e Espanjol ka marrë sot një barazim të artë në fushën e Betis me shifrat 2-2 dhe për këtë duhet të falënderojë edhe Keidi Baren. Lojtari nuk ka qenë protagonist si do të dëshironte deri tani në La Liga, por me ndeshjen e sotme ndoshta i ka mbushur mendjen të gjithëve se meriton më shumë hapësira edhe në elitën e futbollit spanjoll.

keidi bare

Bare u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes, kur rezultati ishte 2-1 për ekipin e Betis i cili kishte zhvilluar një lojë më të mirë. Por në pjesën e dytë, Espanjol rriti ofensivën dhe duke përfituar edhe nga kartoni i kuq i Pecela për vendasit, zhvendosi lojën në gjysmëfushën kundërshtare duke kërkuar golin e barazimit.

Atë e gjeti në minutën e 97 me anë të Kabrera, në një aksion të nisur dhe interpretuar në mënyrë të shkëlqyer nga Bare i cili ishte ai që futi topin në zonën kundërshtare.


Festë e çmendur për skuadrën e Espanjol, ndërsa Bare përfundoi i emocionuar në gjunjë për këtë gol me shumë vlerë për ekipin e tij, i cili mori barazimin e tretë në 5 ndeshje të luajtura, duke dalë përkohësisht nga zona e ftohtë e klasifikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"