VIDEO/ Barazim dramatik në Shkodër, Vllaznia arrin Egnatian me gol në minutën e 95-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 0:20

VIDEO/ Barazim dramatik në Shkodër, Vllaznia arrin Egnatian me gol në minutën e 95-të

Vllaznia dhe Egnatia janë ndarë në barazim 1-1 në një ndeshje me fund dramatik në Shkodër. Kjo për shkak se barazimi është vulosur vetëm në minutat shtesë të ndeshjes.

vllaznia egnatia

Në një ndeshje ku të dy skuadrat u munduan më shumë që të mos pësonin gol, ishin shkodranët që kishin kontrollin e lojës, por u rrezikuan nga miqtë të cilët ia dolën të rrezikonin me anë të Duamena në pjesën e parë pasi sulmuesi tronditi traversën e ekipit vendas me një predhë.

Pjesa e dytë pa shkodranët të krijonin më shumë volum loje dhe raste, por ata u goditën nga një kundërsulm i rrufeshëm i Duamena i cili kaloi këdo që i dilte para për të çuar topin në rrjetë. Egnatia më pas arriti t’u rezistonte mirë sulmeve vendase deri në minutat shtesë të ndeshjes, atëherë kur pak sekonda para vërshëllimës përfundimtare ishte Hoxhaj i cili me devijimin me kokë vulosi barazimin i cili lë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

VLLAZNIA-EGNATIA 1-1
90’+5′ Hoxhaj / 68′ Duamena

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+5’ GOOOL VLLAZNIA! Hoxhaj shënon pas një goditje me kokë duke befasuar Sherrin.

90’+3’ Çoba ia del të marrë fundoren dhe pasojë drejt qendrës, sfera largohet me vështirësi nga mbrojtja rrogozhinase.

90’+2’ Xhejms merr vendin e Duamena në radhët e Egnatias.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Pas disa tentativash, Hakaj nis një krosim në zonë nga e majta, Sherri fiton duelin ajror me Kainan.

85’ Fernando dhe Fangaj i lënë vendin Meçjes dhe Emsis te Egnatia.

83’ Shkodranët kanë qarkullin të gjatë të topit dhe bëjnë presing sa herë humbasin atë për të rrezikuar në çdo mënyrë portën mike, por nuk arrijnë më të gjuajnë në katërkëndor pasi rrogozhinasit mbrohen me forca të shumta.

81’ Duamena lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës së rreptësisë, por këtë herë nuk gjen portën.

76’ Çoba nis një harkim të shpejtë nga e djathta në zonë, topi kalon rrezikshëm pranë portës, pa u devijuar nga askush.

74’ Mundësi e artë për shkodranët për të barazuar shifrat. Pas një goditje dënimi, topi mbetet në zonë te Latifi i cili është i vetëm por gabon çdo gjë me gjuajtjen e tij duke fluturuar topin larg katërkëndorit.

71’ Reagon menjëherë Sedloski duke hedhur në fushë Hoxhajn dhe Çobën, në vend të Markut dhe Heriç.

68’ GOOOL EGNATIA! Kundërsulm i jashtëzakonshëm i Duamena i cili kalon me shpejtësi këdo që i del para, edhe portierin, e më pas dërgon topin në rrjetë.

66’ Heriç ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Paulauskas i cili po niste një kundërsulm të shpejtë.

65’ Tetova kthen në stol Xhekson, për t’i bërë vend Zejnullait.

60’ Sedloski kthen në pankinë Balajn për t’i bërë vend Kainas në minutat e mbetur të ndeshjes.

59’ Dominim i plotë territorial i Vllaznisë në këto minuta me sulme të vazhdueshme para zonës së rrogozhinasve.

58’ Jonuzi gjuan nga e djathta, sfera devijohet dhe shkon jashtë.

55’ Latifi nis Balajn nga e djathta, ky i fundit tentohet të harkojë por nuk ia del të gjejë asnjë shok të skuadrës.

54’ Aksion i gjatë i Vllaznisë, në fund është Marku ai i cili provon portën me një gjuajtje ballore nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e miqve.

52’ Një krosim nga e majta bën që topi të mbetet në zonën e Egnatias, por Heriç nuk është i vëmendshëm për ta devijuar topin drejt portës.

47’ Kalim i shpejtë i Hakajt nga e majta, harkimi i tij në qendër ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Malota.

46’ Sedloski ndërron menjëherë mesfushën në pushimin e sfidës duke aktivizuar Boshnjakun në vend të Alivodës.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Goditje dënimi që harkohet në zonë nga e Heriç, Sherri fiton duelin në ajër me Shehin dhe mbërthen sferën para mbrojtësit të Vllaznisë i cili i shkakton faull.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

41’ Probleme fizike për Bulatoviç, mbrojtësi nuk ia del të vazhdojë dhe vendin e tij në fushë në radhët e Vllaznisë e merr Shehi.

38’ Kundërsulm i shpejtë i rrogozhinasve me Xhekson i cili shfaqet para zonës dhe pason për Mëllugjën, por ky i fundit nuk ia del që të vërë në kontroll sferën apo gjuajë.

36’ Situata zhvendoset shpejt në anën tjetër të fushës ku Balaj tenton të hyjë në zonë, por Atanda i heq topin nga këmbët në momentin vendimtar duke mos e lënë të godasë.

35’ Fangaj merr mirë krahun e djathtë dhe pason në qendër, por nuk i del askush në pozicion që të gjuajë drejt portës.

30’ Top i gjatë në zonë për Balajn, Malota devijon sferën e më pas përplaset me sulmuesin shkodran. Por loja vazhdon normalisht.

29’ Musta ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gurishtës, ndëshkohet me karton të verdhë nga kryesori Meta.

21’ Jonuzi rikuperon topin pranë zonës kundërshtare, nis një pasim nga e djathta në qendër për Balajn por Malota rikuperon në kohë dhe largon sferën.

16’ Traversa shpëton Vllazninë! Duamena lëshon një predhë nga jashtë zonës duke mposhtur Qarrin, por sheh sferën të ndalet nga traversa duke i mohuar festën e golit.

12′ Jonuzi provon me një gjuajtje brenda zonës, por që ndalet në mënyrë fantastike nga Atanda.

10′ H. Marku provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

3’ Dy goditje këndi radhazi me harkime në zonën rrogozhinase, por askush nuk ia del të gjuajë drejt portës së Sherrit.

2’ Gjuajtje e fortë e Hakajt nga jashtë zonës, sfera devijohet në këndore.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Alivoda, Heriç, Jonuzi, Marku, Latifi, Balaj.
Trajner: G Sedloski

EGNATIA: Sherri, Malota, Atanda, Musta, Fangaj, Mëllugja, Agbekpornu, Xhekson, Fernando, Paulauskas, Duamena.
Trajner: E. Tetova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"