Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 22:51
VIDEO/ Barazim dramatik në Firence, Interit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Fiorentinës dhe Interit e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A. Një gol në minutën e 92-të nga ana e sulmuesi Vlahoviç, i hoqi fitoren nga duart skuadrës së Antonio Kontes, e cila kaloi e para në avantazh me anë të Borha Valeros në minutën e 8-të.
Me barazimin e sotëm, zikaltërit u ngjitën në kuotën e 39 pikëve, po aq sa dhe Juventusi.
Në sfidën e radhës skuadra e Kontes do të presë Xhenoan në shtëpi, ndërkohë që Fiorentina luan sërish brenda, kësaj here ndaj Romës.
FT| FIORENTINA – INTER 1-1
Vlahoviç 92′ / B.Valero 9′
GOLI I ANULUAR ME VAR:
FORMACIONET ZYRTARE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"