VIDEO/ Banderola gjigante në “Selman Stërmasi”, tifozët e Tiranës kërkojnë 3 titujt kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 20:44

VIDEO/ Banderola gjigante në “Selman Stërmasi”, tifozët e Tiranës kërkojnë 3 titujt kampion

“Selman Stërmasi” hapi dyert ditën e sotme për tifozët bardheblu, të cilët festuan titullit e 26 kampion, menjëherë pas përfundimit të sfidës me Kukësin.

WhatsApp Image 2022-05-26 at 5.11.44 PM (1)

Shkallët e impiantit ishin të mbushura, teksa fansat e Tiranës shpalosën edhe një banderolë gjigante, ku shkruajnë “29 herë kampionë”, duke kërkuar kështu 3 titujt kampion. Edhe pse në rrugë zyrtare, Tiranës i njihen 26 titujt kampion, bardheblutë nuk do ndalen së kërkuari 3 titujt. Bëhet fjalë për vitet 39’, 41’ dhe 67’.

WhatsApp Image 2022-05-26 at 5.11.16 PM (1)

Një detaj interesant që binte në sy gjatë festës së sotme ishte se lojtarët dhe prestarët e stafit kishin veshur fanella festive ku ishte sigluar numri 26 ndërsa tifozët mbanin fanella me numrin 29.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"