Video / Baloteli: Sot, as unë nuk do të kisha grumbulluar veten te Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2016 | 13:27

Video / Baloteli: Sot, as unë nuk do të kisha grumbulluar veten te Italia

Mario Baloteli ka pranuar se me atë që kishte treguar në dy vitet e fundit, as që e meritonte të grumbullohej me kombëtaren italiane. Sulmuesi ishte protagonist në Europianin e katër viteve më parë duke shënuar dy gola në gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë, por sonte do ta ndjekë sfidën para televizorit.

baloteli

“Përse nuk do të jem protagonist edhe sot? Kam bërë dy vite jo në nivelet e mia të zakonshme”, është tregimi i sulmuesit për “Corriere Dello Sport”. “Probleme fizike, gjëra të tjera, nuk isha unë. Me të drejtë Konte ka marrë lojtarë të tjerë me vete në Europian. Po të isha në vendin e tij, do të kisha bërë të njëjtën gjë.

Më vjen keq që nuk do të jem në Francë por kështu shkuan gjërat. Njerëzve të cilët më ndalin në rrugë dhe më thonë se Konte duhej të më kishte grumbulluar i përgjigjem se Balotelin e vërtetë do ta grumbullonte Konte, Ventura apo çdo trajner. Por jo Balotelin e sotëm”, pranoi sulmuesi italian.

Duke iu kthyer sfidës së katër viteve më parë, ai kujtoi golin fantastik që shënoi me një gjuajtje fluturimthi dhe festimin e veçantë pas tij.

“Kur pashë topin që kërceu, instinkti më tha: gjuaje me forcë, po e gjuajte mirë portieri as nuk do ta shohë. Në fakt nuk e gjuajtja krejt siç duhet, e kapa me të jashtmen. Por kështu ishte më mirë, nëse do ta gjuaja si duhej do të goditja Nojer në bark.

Festimi? E kuptoj pse i është ngulitur në mendje njerëzve. Më kujtohet që atë pasdite fola me Adrianon dhe ai tallej me mua duke më thënë që isha dobësuar. Ndoshta desha të tregoja se nuk isha aq i dobët”, ishin fjalët e Balotelit për atë episod.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"