VIDEO/ Baloteli rikthehet të bëjë “Super Mario”-n, shihni supergolin nga goditja e dënimit të sulmuesit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 14:43

VIDEO/ Baloteli rikthehet të bëjë “Super Mario”-n, shihni supergolin nga goditja e dënimit të sulmuesit italian

Baloteli rikthehet sërish të bëjë “Super Mario”-n, ku ka arritur të lërë përsëri gjurmë si në kohët kur aktivizohej te ekipet dhe kampionatet më të forta të Europës.

balo 1

Në ndeshjen ku skuadra e tij Adana Demirspor është mposhtur në Stamboll me rezultatin 3-2 ndaj Gallatasarajit, Baloteli ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 67′.

Një goditje perfekte në afërsi të trekëndëshit ku portieri Muslera nuk bëri dot asgjë për ta kapur atë top.

Ky ishte goli i 13-të i sulmuesit 31-vjeçari italian, i cili në 30 ndeshje me fanellën e skuadrës turke, Adana Demirspor ka dhuruar dhe 4 asiste në kampionat.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"