VIDEO/ Baloteli nuk ndryshon kurrë, shihni “bëmën” e fundit të sulmuesit ndaj Insinjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 14:32

VIDEO/ Baloteli nuk ndryshon kurrë, shihni “bëmën” e fundit të sulmuesit ndaj Insinjes

Mario Baloteli është thirrur së fundmi nga Roberto Mançini me kombëtaren italiane pas disa kohësh mungesë.

bandicam 2022-01-28 10-54-08-804

“Super Mario” njihet si një person që bën veprime të rebeluara teksa e fundit është me sulmuesin e Napolit, Lorenco Insinje. Baloteli publikon një video në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ku ndodhet në dhomat e zhveshjes dhe lojtari i napoletanëve po vishej dhe kur ky i fundit e kuptoi e mori me shaka.

Baloteli me fanellën e Adana Demirsporit në Superligën e Turqisë është aktivizuar në total në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"