VIDEO/ Ballkani i Ilir Dajës shkruan historinë, kampionët e Kosovës kualifikohen në grupet e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 0:13

VIDEO/ Ballkani i Ilir Dajës shkruan historinë, kampionët e Kosovës kualifikohen në grupet e Ligës së Konferencës

Moment historik për futbollin kosovar. Ballkani i Ilir Dajës është zyrtarisht në grupet e Ligës së Konferencës. Kampionët në fuqi të Kosovës, mposhtën në sfidën e kthimit Shkupin me rezultatin 1-0, duke siguruar një biletë për në fazën e grupeve.

bandicam 2022-08-25 21-37-18-552

Goli i Korenicës në minutën e 69-të i siguroi triumfin e artë suharekasve. Për sa i përket Ilir Dajës, pas suksesit historik me Skënderbeun, ku u kualifikua në grupet e Ligës së Europës, trajneri nga Tirana, arriti të regjistronte një tjetër moment historik në karrierën e tij, kësaj here me skuadrën nga Kosova.

Vlen të theksohet se ekipi i Sedloskit mbeti në inferioritet në minutën e 2’ të lojës, kur Abdulla doli me të kuq dhe la të tijtë me 10 lojtarë në fushën e lojës.

FT: BALLKANI – SHKUPI 1-0

Korenica 69′

KOMENTI: 

Mbyllet sfida! 

76’ Thaçi kërkon të gjejë rrugën E rrjetës me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit. Momente të vështira për Shkupin.

69′ GOOOL BALLKANI 1-0/ Çmendet në festë stadiumi! Meriton Korenica shënon golin e avantazhit. Futbollisti përfiton nga një gafë në mbrojtje e futbollistëve të Shkupit, duke shënuar me portën bosh.

40′ Dominim i vendave! Ballkani i Ilir Dajës pa fat, Krasniqi ka një rast shumë të mirë përpara portës, por ndalet nga Naumovski.

30′ Minuta mjaft të mira për Ballkanin, që kërkon të shfrytëzojë superioritetin numerik në fushën e lojës, për të gjetur golin që do të sillte kualifikimin.

2′ Shkupi mbetet me 10 lojtarë! Mbrojtësi Abdulla ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Rrahmanit, teksa gjyqtari e përjashton me karton të kuq!

FORMACIONET ZYRTARE:

34234

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"